AC Milani thuhet të jetë afër marrëveshjes për të nënshkruar me mbrojtësin e Juventusit, Medhi Benatia.
Bazuar në një raport nga ‘Sports Mediaset’, Benatia me gjasa të mëdha do t’i thotë lamtumirë kampionit në fuqi të Italisë gjatë muajit janar, transmeton portali arbresh.info.
Kjo mund të ndodhë për shkak se “Rossonerët” janë të gatshëm për të sjellë lojtarin maroken në formë huazimi për pjesën e mbetur të sezonit me opsionin për të blerë atë më pas verën e ardhshme për 15 milionë euro.
31-vjeçari ka bërë vetëm pesë paraqitje për “Zonjën e Vjetër” këtë sezon.
Ai është zhvendosur nga pozita startuese nga Leonardo Bonucci ndërkohë që si partner i tij në qendër të mbrojtjes është Girgio Chiellini./arbresh.info/
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...