Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH) kërkon agjentë të rinj për ti rekrutuar. Pasi është dekretuar nga Presidenti i Republikës në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror, kreu i ri, Helidon Bendo, ka hapur konkursin për nisjen e rekrutimeve të agjentëve të rinj në agjencinë e inteligjencës.
Referuar njoftimit, Shërbimi kërkon të punësojë shtetas për të qenë në dispozicion. Nevojat janë për nën/Inspektorë (roje) në njësitë e SHISH në Tiranë dhe në rrethet Durrës, Elbasan, Fier, Lushnje, Berat, Sarandë, Gjirokastër, Vlorë, Korçë, Lezhë, Shkodër, Dibër e Kukës.
Kandidatët duhet të jenë shtetas shqiptar, me arsim të mesëm ose të lartë. Arsimi ushtarak i kandidatëve është i preferuar. Kandidatët duhet të kenë aftësi fizike të mira dhe të mos jenë nën 170 centimetra të gjatë.
Po ashtu, kriteret parashikojnë eksperiencën e punës në institucionet e sigurisë mbi 5 vite ndërsa mosha e preferuar është deri në 50 vjeç. Kandidatët duhet të mos jenë të dënuar nga gjykata me vendim të formës së prerë dhe të mos jenë të implikuar me organet e drejtësisë.
Të interesuarit duhet të paraqiten pranë drejtorive të SHISH në rrethe, si dhe pranë Shërbimit Informativ në Tiranë, deri në datën 10 dhjetor 2018, ora 12:00.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...