Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) ka njoftuar se ditëve të fundit është kthyer në një arenë sulmesh, shantazhesh, presionesh, e çka jo tjetër nga katalizatorë të së keqes e dezinformimit.
Ata këtë e kanë shqetësim e kanë shprehur përmes një komunikate për media.
Më tutje në këtë njoftim theksohet se këto sulme janë si rrjedhë e guximit dhe vendosmërisë së ministrit Bytyqi për të bërë reforma të domosdoshme.
Komunikata e plotë e MASHT-it:
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ditëve të fundit është kthyer në një arenë sulmesh, shantazhesh, presionesh e çka jo tjetër nga katalizatorë të së keqes e dezinformimit. E gjitha kjo, si rrjedhë e guximit dhe vendosmërisë së ministrit Bytyqi për të bërë reforma të domosdoshme. Por, pavarësisht këtyre përpjekjeve dashakeqe nga individë e grupe të caktuara interesi, MAShT asnjëherë nuk do të bie pre e sulmeve të tilla, por do të vazhdojë me reformat e nisura, duke ia lënë organeve të drejtësisë të merren me pjesën tjetër.
Transparenca është shëndeti i demokracisë!
Të nderuara medie, në lidhje me rrjedhjen e dokumenteve nga dikasteri ynë, sygjerimin ynë është që askush nga ju nuk ka nevojë të përdorë linja joformale për të ardhur te cilido dokument. Të tillë keqbërës, mendojnë e provojnë të përfitojnë nga impakti i juaj që keni në opinion për të realizuar qëllimet e tyre të ulëta. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë është e hapur dhe nuk ka dokument që mund ta ndalë dikush për mediat te ne. Urdhëroni qoftë për dokumentet që ju interesojnë, qoftë për investigimet që doni t’i realizoni.
Të nderuar përfaqësues të mediave, opinion i nderuar, ka disa javë që Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë është gjendur në fokus të një goditjeje nga një faqe fantome në rrjetin social Facebook, me emrin “Arsimi në Kosovë”, që është përpjekur të mbajë gjallë këtë gjendje. Fillimisht na është dukur reagim i ndonjë të frustruari të prekur nga reforma në MAShT, por, kohëve të fundit ka agravuar në një rrjedhë të themi përtej investigimit, madje filloi të bëhet goditëse e denigruese, me disa goditje që nuk i shkojnë të vërtetës. Faqja nuk është më, por krijuesit e saj po, madje duke u marrë me organet e drejtësisë, jo vetëm për këtë rast, por, edhe për vepra tjera penale, duke ndërhyrë në llogaritë bankare për të sponsorizuar trillime të tilla dhe ky është krim!
Si pasojë e kësaj shfaqje trilluese kemi parë që pa dashje, në lajthitje kanë rënë edhe disa gazetarë e medie në vendin tonë.
Qytetarë të dashur, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, siç e dini, i është futur një reforme rrënjësore në shërbim të një funksionimi model si institucion.
Edhe para më shumë së një viti, kur ne kemi pranuar të marrim përgjegjësi për të drejtuar dikasterin më të rëndësishëm për shoqërinë tonë, Ministrinë e Arsimit, kemi qenë të vetëdijshëm se vizioni ynë për të bërë ndryshime pozitive do të përballet me kundërshtime, presione, shantazhe nga ata që kanë ndërtuar gjithandej kulla të joprofesionalizmit. Tani e panë të gjithë se vendosmëria jonë politike dhe institucionale është e pathyeshme dhe reforma e filluar po jep frytet e para, duke mos lënë anash frustrimet, dhimbjet me të cilat përcillet çdo reformë, këtu e kudo në botë, të cilat edhe ne i mirëkuptojmë, por synimi për një të ardhme më të mirë për rinjtë tanë është mbi të gjitha.
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...