Ushtarët izraelitë plagosin 25 palestinezë në kufirin e Gazës

19:20 | 9 Nëntor 2018
Arbresh.info

Forcat izraelite kanë plagosur 25 palestinezë, prej të cilëve njëri është në gjendje të rëndë, në demonstratat që organizohen në kufirin e Gazës së bllokuar nën moton “Marshi i Kthimit të Madh”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria palestineze e Shëndetësisë me bazë në Gaza njoftoi përmes një deklarate me shkrim se forcat izraelite kanë hapur zjarr me plumba të vërtetë ndaj palestinezëve që merrnin pjesë në demonstrata, duke plagosur 25 persona.

Në deklaratë thuhet se njëri nga palestinezët i cili është plagosur në qafë është në gjendje të rëndë dhe është hospitalizuar në Spitalin Evropian në Gaza.

Ndryshe, palestinezët në baza të rregullta organizojnë demonstrata që nga 30 marsi në kufirin e Rripit të Gazës së bllokuar nën moton “Marshi i Kthimit të Madh”.

Demonstruesit kërkojnë “kthimin e palestinezëve të dëbuar në tokat e tyre dhe heqjen e bllokadës ilegale të vendosur në Gaza që nga viti 2006”.

Ushtarët izraelitë intervenojnë ndaj protestuesve civilë duke përdorur plumba të vërtetë. Mbi 200 palestinezë kanë rënë dëshmorë gjatë demonstratave paqësore si pasojë e intervenimit të trupave izraelitë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme