Jose Mourinho ka pushtuar kryetitujt me sjelljen e tij në Torino këtë javë.
Manchester United ishte mposhtur nga Juventusi në Old Trafford dy javë më parë, por “Djajtë e Kuq” përmbysën rezultatin duke regjistruar fitore me rezultat 2 me 1 në stadiumin e Juventusit mbrëmjen e së mërkurës, transmeton portali arbresh.info.
Cristiano Ronaldo me një super volle i kishte dhënë epërsinë nikoqirëve.
Por, Juan Mata u inkuadrua në fushë duke shënuar menjëherë një gol të bukur nga gjuajtja e lirë në minutën e 86′ para se Leonardo Bonucci të realizonte autogol vetëm tre minuta më vonë.
Mourinho shpenzoi dy vite në Inter dhe padyshim se ishte fishkëllyer gjatë gjithë kohës.
Trajneri 55-vjeçar shkaktoi trazira dhe shpjegoi pse kishte vendosur dorën në veshët e tij ndaj tifozëve në të pranishëm në këtë ndeshje, transmeton portali arbresh.info.
“Isha ofenduar për 90 minuta”, ka thënë Mourinho. “Unë bëjë punën time dhe asgjë më shumë. Në fund unë nuk e ofendova askënd, unë thjeshtë bëra atë gjest që doja për t’i dëgjuar ata edhe më shumë. Nuk do ta bëja më”
“Por, unë kam ardhur këtu si një profesionist që e bënë punën e tij dhe njerëzit ma ofendojnë familjen time, kjo është pse reagova në atë mënyrë. Nuk dua të mendoj për këtë”
Derisa shpreson të garoj për titull këtë sezon, trajneri i Napoli – Carlo Ancelotti ishte pyetur rreth sjelljes së Mourinhos.
“Më vjen keq. Nuk po ju dëgjojë”, ishte tallur Ancelotti duke vendosur dorën në veshin e tij.
https://twitter.com/IFTVofficial/status/1060895667432972288
“Të qenurit i ofenduar për 90 minuta nuk është një gjë e mirë. Prandaj, reagimi i Mourinhos është plotësisht i kuptueshëm”, vazhdoi Ancelotti.
“Nuk ishte diçka vulgare. Ishte më shumë sarkastike se çfarë mund të ndodhë pas 90 minutave ofendimesh ndaj tij”
“Problemi është te 90 minutat me ofendime. Është diçka që ndodhë në stadiumin e Juves – është kulturë e futbollit italian”
“Ndodhë gjithashtu në Napoli dhe Milano. Mjaftueshëm tashmë”
Ancelotti me këtë deklaratë duket se është plotësisht në anën e Jose Mourinhos./arbresh.info/
Mendoni se ka të drejtë?
Ende nuk dihet shkaku i rrëzimit të avionit në Kazakistan
Finalja e Superkupës së Shqipërisë, Egnatia dhe Kukësi kërko...
Qytetarët e Pejës protestojnë kundër reduktimeve të ashpra t...
Ministri Murati: Për herë të parë, të hyrat buxhetore kanë t...
Azemi: Qytetarët e Kosovës janë lodhur nga jetesa në errësir...
Gjumi i thellë, Driloni tregon një rast si e kishte sulmuar ...