Google ADS

Këshilli Penal refuzon ankesën, Gruevski duhet të vuajë dënimin

18:29 | 9 Nëntor 2018
Arbresh.info

Këshilli Penal vërtetoi sot pasdite vendimin e gjykatës për kryerjen e sanksioneve dhe dënimin me burg të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.

Vendimi tashmë është konfirmuar dhe u është dorëzuar palëve, mëson Alsat.

Vendimi do hyjë në fuqi menjëherë pas pranimit nga ana e tyre, dmth palës mbrojtëse dhe vet Gruevskit.

Pas këtij vendimi, Gruevski duhet të paraqitet për të vuajtur dënimin prej dy vite e gjysmë në burgun e Shutkës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme