Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Maria Adebahr, tha se ende nuk janë dhënë përgjigje për të gjitha pyetjet në lidhje me vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë në Berlin, Adebahr rikujtoi se ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, kishte kërkuar dy ditë më parë zbardhjen e plotë të vrasjes së Khashoggit.
“Jo të gjitha gjitha pyetjeve u është dhënë përgjigje”, tha Adebahr, duke shtuar se vendi i saj pret zbardhjen e rastit në mënyrën më të shpejtë të mundur.
Jamal Kashoggi, gazetari dhe kolumnisti i “The Washington Post” dhe bashkëpunëtor i gazetës “Al Watan”, që paraqet platformën kryesore të reformistëve sauditë, u zhduk më 2 tetor pasi kishte hyrë në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll.
Pas më shumë se dy javëve mohime mbi fatin e Kashoggit, autoritetet e Arabisë Saudite më 20 tetor mbetën të detyruar të pohojnë se Kashoggi është vrarë gjatë një sherri në konsullatë.
Ndërkaq, Prokuroria Publike e Stambollit ka theksuar se “gazetari saudit Jamal Khashoggi është vrarë sipas një plani të parapërgatitur, duke u mbytur sapo ka hyrë në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll më 2 tetor për procedura martesore, ndërsa më pas kufoma e tij është copëtuar dhe zhdukur
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...