Stresi heq vitaminat dhe mineralet nga trupi juaj të cilat ju ndihmojnë të përballoni ditën me energji.
Herën tjetër kur ndodheni në një moment stresus të jetës suaj furnizohuni me këto ushqime:
Qumështi: Sipas një studimi të publikuar te British Food Journal,përbërësit që ndodhen në qumësh kanë aftësinë për të reaguar në mënyrë pozitive në humorin tuaj.
Çokollata: Në Shtetet e Bashkuara është treguar se 40 gramë çokollatë e zezë çdo ditë për rreth dy javë reduktojn nivelet e hormonit të stresit te personat më të prekur nga ai.
Vera: Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Madridit, një gotë verë e kuqe në ditë ndihmon në parandalimin e depresionit, ankthit dhe të stresit.
Arrat: Një studim i publikuar në “Journal of the American College of Nutrition” tregon se një dietë e përditshme e pasur me arra mund të ndihmojë trupin në formimin e efekteve biologjike të lidhura me stresin. Mjaftojnë disa kokrra arre në ditë, ndoshta në mëngjes.
Limoni: Ai përmban sasi të mëdha antioksidantësh, si vitaminë C të cilët shërbejnë për të pastruar dhe mbrojtur qelizat e mëlçisë, duke favorizuar rigjenerimin. Për pastrim dhe detoksifikim, do të ishte mirë të pinit pak lëng limoni në mëngjes me stomakun bosh.
Një mbretëri e fshehur virusesh jeton në zorrët tona
Kusari-Lila thotë se Qeveria Kurti ia çjerri maskën Vuçiqit ...
Sinani: Nga nesër nis grumbullimi i qenve endacak në Preshev...
Rama takim nesër me kryebashkiakët socialistë dhe drejtuesit...
Flick ka katër opsione për ta zëvendësuar Olmon e lënduar nd...
I dyshuari për atentat ndaj Trumpit akuzohet për dy vepra pe...