Google ADS

Shpend Ahmeti: Takimi në Bruksel pa legjitimitet ligjor e politik

14:43 | 9 Nëntor 2018
V. S.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar për takimin që u mbajtë mbrëmë në mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq me ndërmjetësimin e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Frederica Mogherini në Bruksel.

Ai përmes një statusi në Facebook ka thënë se ky takim është i treti takim pa mandat dhe paltformë dhe pa legjitimitet ligjor e politik.

Postimi i plotë:

Takimi i tretë në mes të Thaçit dhe Vuçiqit është takimi i tretë pa mandat dhe pa platformë. Pra edhe ky takim ishte pa legjitimitet ligjor e politik. Për më shumë është takimi i tretë publik i Thaçit pa transparencë e raportim.

Kuvendi i Kosovës duhet që urgjentisht të arrijë marrëveshje për rrugën përpara. Kosova duhet ta draftojë platformen dhe ta mandatojë ekipin gjithëpërfshirës shtetëror në këtë process tepër sfidues e të rëndësishëm për Kosovën.

Në kohën kur Serbia po bëhet gjithnjë e më agresive, e Thaçi gjithnjë më jolegjitim e jotransparent, duhet urgjentisht ta vendosim procesin në binarë demokratik e institucional.

Takim të katërt të tillë nuk duhet të ketë!/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme