Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, është treguar i ashpër në implementimin e taksës për produkte e Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës.
“Ma lehtë e siguron një vizë më shku në Kinë se sa në Sarajevë,” është shprehur Limaj në një debat me afaristë të mbledhur nga Oda Ekonomike e Kosovës, raporton arbresh.info.
Limaj tha se Serbia ne vazhdimësi e ka shkel marrëveshjen e CEFTA-s.
“Kosova është e interesuar që të këtë bashkëpunim më të gjitha vendet e rajonit por Serbia ka qenë ajo që e ka shkel marrëveshjen e CEFTA-s. Bashkëpunimi rajonal nuk nënkupton vetëm produktet e Serbisë, më pas treg të lirë në Kosovë dhe pastaj Serbia me pengu në vazhdimësi anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe fatkeqësisht në asnjë pikë nuk është respektu nga Serbia, sepse ajo në vazhdimësi ka lobuar kundër Kosovës,” deklaroi Limaj.
Sipas tij, Serba fitimet e nga kjo tregëti i ka shfrytëzuar kundër Kosovës.
Me një fjalë, çështja e taksave është vetëm një marrëveshje për tregti dhe ne më nuk mund të heshtim ndaj padrejtësive që i bëhen Kosovës dhe jemi të detyruar të ndërmarrim masa për mbrojtjen e sigurisë në Kosovë. Nëse Serbia nuk është e kujdesshme të ruaj tregun e vetë, pse ne duhet të jemi të suksesshëm, sepse ajo parat e mbledhura nga tregtia po i shfrytëzon kundër Kosovës dhe ne jemi detyruar të ndërmarrim masa,” deklaroi Limaj./V.Selimi/arbresh.info/
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë