Google ADS

Gigi Hadid mahniti në eventin e Victoria’s Secret

11:11 | 9 Nëntor 2018
A. B.

Gigi Hadid është njëra ndër modelet më të kërkuara në botë.

23 vjeçarja u shfaq me dy veshje mjaft të veçanta, ku në njërën ishte në shumëngjyrëshe  si parashutë dhe në tjetren vetëm me bikini dhe me disa gjëra shumë interesante të shoqëruara, e të mbathura të gjata  ku ja vinin në pah këmbët seksi, shkruan Daily Mail përcjell portali arbresh.info.

Ajo e pati të pamundur të jetë në shoun e fundit të Victoria’s Secret në Shanghai, për shkak të refuzimit të vizës.

Por nuk kishte si të mungonte në shoun e të enjtes në New York, ku Gigi Hadid u paraqit e mahnitshme në pistën e modës

23 vjeçarja u shfaq me dy veshje interesante, duke treguar hiret trupore në mesin e shumë ‘engjëjve’.

Kjo ishte hera e parë që Gigi u paraqit në pistën e modës së Victoria’s Secret dhe shkëlqeu në këtë event madhështor. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme