Stresi mund të konsiderohet tashmë epidemi. Në ditën ndërkombëtare të këtij shqetësimi më 7 Nëntor, OBSH e konsideron si të keqen e shekullit.
Statistikat flasin për shifra alarmante, ku në SHBA vuan 40 % e popullsisë, ndërsa në Italinë fqinje çdo 10 persona, 9 janë të stresuar, ku përfshihen edhe të gjitha pasojat e tjera si debulesa, depresioni, dhimbja e kokës, ankthi, pagjumësia, rënie flokësh etj. Janë një sërë studimesh që janë fokusuar pikërisht tek stresi dhe pasojat e tij në shoqërinë bashkëkohore.
Ndër shkaqet kryesore renditen: marrëdhëniet e tendosura personale dhe profesionale, duke qenë se kushtet favorizojnë konfliktualitetin dhe gjendjen e ankthit të vazhdueshëm. Zinxhiri i gjendjes së pakëndshme vijon me sintoma të cilat manifestohen kryesisht me vështirësi në frymëmarrje, gjende irritimi, shpërthime zemërim që ndiqet më pas nga ndjenjat e fajit.
Të gjitha këto çojnë me kalimin e kohës organizmin në gjendje kolapsi dhe për këtë arsye psikologët dhe ekspertët këshillojnë që të ndjekim 5 rregulla të thjeshta. Sipas tyre, xhentilesa, të qeshurit, përsëritja e disa veprimeve të përditshme, reduktim i qëndrimit para një ekrani teknologjik dhe të ngrënit në tryezën familjare me qetësi, janë të gjitha shumë të rëndësishme për të ndikuar pozitivisht në gjendjen psiko-fizike.
Ndoqën instruksionet e navigacionit, tre burra nga India udh...
Mbrëmë 40 gola në Champions, veç njëherë më parë në histori ...
A e mërziti Driloni, Sarën? – shihet duke qarë
Dhuratat për fund vit, presidenca shpall tenderin për furniz...
Hedhja e granatave në stacionin policor në Zveçan, Maqedonci...
Gjenden mbetje mortore në Suhodoll