Deputeti i Nisma Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka thënë se Fatmir Limaj është njeriu unifikues për ta udhëhequr delegacionin kosovar në dialogun me Serbinë.
Këto deklarata Zafir Berisha i dha sonte në Zona e Debatit, ndërsa theksoi se Limaj ka dëshmuar edhe në të kaluarën se është i guximshëm në përballje, por sipas tij derisa Hashim Thaçi është president është e vështirë që ai të eliminohet nga procesi i dialogut siç po kërkon opozita me anë të rezolutave, njofton Klan Kosova.
”Fatmir Limaj është një njeri që edhe në të kaluarën e ka dëshmuar se ka edhe guxim edhe dije për tu përballur në dialog”.
”Mos u merrni me Hashim Thaçin. Pa e menduar mirë, Hashim Thaçit i konvenon shumë kjo situatë. Atij nuk i konvenon me u bë bashkë. Besoj që e keni të qartë se edhe PDK-ja po mbështet idetë e tij ajo ku e ka bazën vet Hashimi”.
”Nuk është se mazhoranca nuk ka platformë. Gjithë ato objektiva që Qeveria ia ka vu vetes në krye me atë ekipë negociatorë është në interes të vendit”.
”Ekipi qeveritar që përfaqëson Kosovën atje përfshirë edhe opozitën është mirë për Kosovën. Hashimin nuk mund ta eliminosh. Edhe LDK-ja nëse është atë s’mund ta eliminojë”.
”Derisa është president nuk mund ta eliminosh, por ideja e mazhorancës është me qenë bashkë e me përfaqësu dinjitetshëm Kosovën”.
”Deri në javën e ardhshme faktori politik duhet të gjejnë një zgjidhje. Këtu duhet të ketë një platformë, ka rrjedhur nga presidenca në mënyrë klandestine, por nuk ka arrit të kthehet në Kuvend”.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...