Bashkimi Evropian mbështet zgjidhjen me dy shtete Palestinë-Izrael

21:11 | 8 Nëntor 2018
Arbresh.info

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, ka zhvilluar një takim në Bruksel me ministrin e Jashtëm të Palestinës, Riyad al-Maliki, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga Shërbimi i Marrëdhënieve me Jashtë i Komisionit Evropian, Mogherini dhe Maliki në Bruksel kanë diskutuar për problemin Palestinë – Izrael dhe në lidhje me zgjidhjen me dy shtete.

Në deklaratë theksohet se Mogherini ka ripërsëritur se “zgjidhja me dy shtete është rruga e vetme për t’i dhënë fund konfliktit Izrael – Palestinë” dhe se Mogherini dhe Maliki kanë vlerësuar situatën në Gaza.

Ndërkohë në anën tjetër bëhet e ditur se Maliki gjatë ditës ka zhvilluar një takim edhe me ministrin e Jashtëm të Belgjikës, Didier Reynders.

Në një postim nga llogaria e tij në median sociale pas takimit, Reynders kishte njoftuar se “Është rritur statusi i misionit të Palestinës në Bruksel”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme