Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, priti në takim në kuadër të dialogut Kosove-Serbi, Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë Aleksandër Vuçiq.
Në një deklaratë zyrtarë Bashkimi Evropiane ka bërë të ditur se pret nga Serbia dhe Kosova që me shpejtësi të tregojnë angazhimin e tyre për dialogun, duke pasur parasysh lidhjen e drejtpërdrejtë midis normalizimit të plotë të marrëdhënieve midis tyre dhe perspektivave konkrete për aspiratat e tyre në BE.
Mogherini ka theksuar nevojën që Serbia dhe Kosova të krijojnë një ambient të favorshëm për dialogim dhe të përmbahen nga deklaratat, veprimet dhe masat qe janë në kundërshtim me normalizimin e marrëdhënieve.
Treshja ka diskutuar hapat e nevojshëm për të shkuar para dhe kanë vendosur që të qëndrojnë në kontakt përgjatë ditëve në vijim që të vlerësojnë vazhdimësinë e takimit të sotëm.
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...