Goli nga sulmuesi francez Olivier Giroud i ka siguruar tri pikë Chelseat mbrëmjen e sotme kundër BATE Borisovit duke e dërguar skuadrën angleze në raundin e ardhshëm të UEFA Evropa Ligës.
Chelsea regjistroi fitore me rezultat minimal 0 me 1 në takimin e zhvilluar në kuadër të xhiros së katërt të Grupit L në UEFA Evropa Ligë kundër Bate Borisovit, shkruan portali arbresh.info.
Goli i parë nga Oliver Giroud për klubin pas gjashtë muajve arriti t’i siguroj tri pikë të plota skuadrës nën udhëheqjen e Marizio Sarrit në takimin si mysafirë në Bjellorsi.
Reprezentuesi i Francës realizoi me kokë vetëm shtatë minuta pas fillimit të pjesës së dytë duke zhbllokuar shifrat për 0 me 1 në stadiumin Borisov Arena pas asistimit nga mbrojtësi i krahut të majtë, Emerson.
Me këtë fitore “Blutë” kanë konfirmuar vendin e tyre në 32 skuadrat e mbetura në UEFA Evropa Ligë
PAOK-i dhe MOL Vidi janë dy skuadrat e tjera me të cilët do të përballen londinezët në dy takimet tjera të mbetura në kompeticionin e dytë më të madh evropian./arbresh.info/
Shikoni më poshtë golin nga Giroud:
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...