Google ADS

Formacionet zyrtare, Arsenal – Sporting

20:01 | 8 Nëntor 2018
Arbresh Info

Arsenali dhe Sportingu kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mbrëmjen e sotme (e enjte) mes tyre.

Dy skuadrat evropiane kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin mes tyre në Emirates në kuadër të xhiros së katërt në Grupin E në UEFA Evropa Ligë, shkruan portali arbresh.info.

Nëse nikoqirët arrijnë të sigurojnë fitoren e dytë kundër tyre mbrëmjen e sotme atëherë ata do të sigurojnë gjithashtu kualifikimin në raundin tjetër derisa i ndajnë vetëm edhe dy ndeshje të tjera.

Fitorja 1 me 0 në Lisbon ishte e para e Arsenalit në një kompeticion të UEFA-së në Portugali pas pesë përpjekjeve (dy barazime, tri humbje). Megjithatë, ata kanë një rekord mjaftë impresiv kundër skuadrave portugeze në takimet në shtëpi për shkak se kanë fituar katër ndeshjet e tyre të fundit kompetiteve me rezultat të përgjithshëm 17 me 0.

Nga ana tjetër, Sportingu ka pasur probleme në takimet si mysafirë këtë sezon duke marrë vetëm shtatë pikë nga 15 të mundshme në ligë (dy fitore, tri barazime, dy humbje). Nga takimet e tyre në kuadër të fazave grupore në Evropa Ligë, ata kanë fituar gjashtë nga 16 ndeshjet deri tani.

Rekordi i tyre në ndeshjet e zhvilluara në Angli është edhe më i keq për shkak se Sportingu ka fituar vetëm dy nga 11 ndeshjet atje.

Unai Emery ka vendosur për të mos futur në formacionin startues asnjërin nga yjet shqiptarë – Granit Xhakën dhe Shkodran Mustafin.

Takimi mes dy skuadra fillon nga ora 21:00./arbresh.info/

Formacionet zyrtare, Arsenal – Sporting

Të ngjashme