Arsene Wenger ka hedhur poshtë raportet se është kontaktuar nga Real Madridi për tu bërë trajner i tyre i përhershëm, por ka pranuar se një vendim për detyrën e tij të ardhshme është i pashmangshëm.
Francezi ka qenë i papunësuar qysh pas largimit të tij nga Arsenali në fund të sezonit të kaluar, ku ai i dha fund 22 viteve të tij te klubi londinez, transmeton portali arbresh.info.
Në fillim të javës, 69-vjeçari hodhi poshtë raportet se ishte në proces për kalim te AC Milani duke i quajtur ato si “lajme të rrejshme” ndërkohë që gjiganti italian mësohet se është në kërkim të një trajneri të ri pas fillimit të dobët të Gennaro Gattusos.
Këto sugjerime janë ndjekur edhe nga raportet e ‘Paris United’, e cila pretendon se presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, personalisht ka kontaktuar Wengerin në lidhje për ta bërë atë trajner të tyre të përhershëm.
Por, Wenger ka thënë për ‘beIN Sport’:
“Nuk kam marrë ende ndonjë vendim rreth të ardhmes”
“Të them të drejtën Real Madridi nuk ka ardhur tek unë dhe unë nuk do t’i kisha refuzuar ata”
“E marrë çdo problem kur duhet të përballem me të dhe do të përpiqem për të gjetur një zgjidhje. Për momentin, unë nuk kam problem. Do të vendos në janar se çfarë do të bëjë”
Santiago Solari aktualisht është duke u përkujdesur për Madridin pas shkarkimit të Julen Lopeteguit pas disfatës 5 me 1 në El Clasico ndaj Barcelonës./arbresh.info/
Avatanzhi strategjik i raketave amerikane me rreze të gjatë ...
Rama: Nis puna për rilindjen e Muzeut Arkeologjik të Korçës
Kurti viziton Rezidencën e Rugovës: Restaurimi po udhëhiqet ...
U ndalua për 48 orë polici që dyshohet se shkaktoi aksidenti...
Policia e Kosovës konfiskon armë dhe municione në Zveçan, dy...
Burimi tregon forcën me Anisën në shpinë – banorët shkrihen ...