Disa nga faktorët kryesorë që mund të predispozitojnë një person për sulme në zemër përfshijnë konsumin e duhanit, presionin e lartë të gjakut dhe kolesterolin e lartë, mbipeshën si dhe diabetin. Kë këta faktorë rreziku ndikojnë më shumë, para së gjithash?
Si ndikojnë faktorët e rrezikut për sulme në zemër tek burrat dhe gratë? Një studim i ri ka përgjigje në lidhje me këtë.
Gjatë një sulmi në zemër, ose infarktit, zemra ndalon funksionimin normalisht.
Kjo, për shkak se furnizimi me gjak është i ndërprerë, shpesh nga një koagulim gjaku.
Sipas Qendrave të Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve (CDC), në Shtetet e Bashkuara një person pëson sulm në zemër çdo 40 sekonda, dhe çdo vit, rreth 790,000 njerëz kalojnë një ngjarje të tillë.
Qëndrimi aktual është se meshkujt janë më të rrezikuar nga sulmet në zemër në krahasim me gratë, ndërkohë që rreziku i grave rritet pasi kalon menopauzën.
Megjithatë, studiuesit nga Instituti “George” për Shëndetin Global në Universitetin e Oksfordit në Mbretërinë e Bashkuar kanë kryer një studim që tregon se gratë mund të jenë më të prekur nga faktorë të caktuar të rrezikut për sulme në zemër sesa meshkujt.
Në studimin që tani shfaqet në “The BMJ”, ekipi raporton se zakoni i pirjes së duhanit, diabetit dhe presionit të lartë të gjakut i bëjnë gratë më të prekshme sesa meshkujt në sulme në zemër.
20 arrestime dhe sekuestrim i 120 mijë eurove, operacion i p...
Qeveria miraton Projektligjin për Inspektoratin e Arsimit
Qeveria shqiptare miraton bonusin e fundvitit, përfitojnë mb...
Arben Krasniqi, emërohet sekretar i përgjithshëm në zyrën e ...
Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën dhe “...
Kadetët e FSK-së përfundojnë marshimin 12.8 kilometra