Google ADS

Çfarë duhet të bëjnë femrat pas dushit

19:17 | 8 Nëntor 2018
Arbresh.info

Sa herë që bëjmë dush, shumica prej nesh ka maninë të thahet shpejt e shpejt me peshqir dhe të nxitojë të vishet. E vërteta është se ky zakon është jo vetëm i gabuar por edhe i dëmshëm për shëndetin e femrave.

Ai që e thotë këtë është Jason Jameson, drejtor shëndetësor në Miami Femcare. Në një intervistë për revistën “Glamour”, si thotë se duke vënë në praktikë gjeste banale siç i quan ai, vëmë në rrezik shëndetin tonë.

Nëse ju nuk doni që të rrezikoheni nga infeksionet, është e rëndësishme që vagina të fshihet dhe thahet me kujdes pas dushit.

Kjo është edhe arsyeja se përse shumica e infeksioneve tek gratë lindin në verë, për shkak të djersitjes në zonën gjenitale ose mos tharjes mirë pas dushit.

E rëndësishme po ashtu është që femrat të veshin të brendshme pambuku në mënyrë që pjesët intime të ajrosen më lehtë. Po ashtu nuk është e këshillueshme që të bëni dush çdo ditë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme