“Hetimi amerikan për ndërhyrjen e supozuar ruse, gjatë zgjedhjeve të vitit 2016, mund të rrezikohet seriozisht pas largimit të prokurorit të Përgjithshëm, Jeff Sessions”, thonë demokratët më në zë në Shtetet e Bashkuara.
Nancy Pelosi, udhëheqësja e shumicës demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve, e quajti vendimin një “përpjekje të hapur” për t’i dhënë fund hetimit, ose për ta penguar atë.
Hetimin në fjalë, pasardhësi i Sessions, Matthew Whitaker e ka kritikuar, ndaj është e qartë se çfarë qëndrimi do të synojë të mbajë ai.
Demokratët, që fituan shumicën e Dhomës së Përfaqësuesve në zgjedhjet e mesmandatit, zotohen t’i dalin në krah nismës së udhëhequr nga prokurori i posaçëm, Robert Mueller.
Trump nuk e ka pranuar asnjëherë një bashkëpunim me Rusinë, e në mënyrë të përsëritur ka kërkuar që hetimi të mbyllet, duke e cilësuar si “gjuetinë më të madhe politike të shtrigave në histori”.
Sessions dha dorëheqjen një ditë më parë, por kjo lëvizje nuk ishte e papritur, sepse prokurori i Përgjithshëm ka qenë nën presionin e shefit të Shtëpisë së Bardhë për t’u larguar, që kur zgjodhi të tërhiqej pikërisht nga hetimi i fokusuar te ndërhyrja e shumëpërfolur e Moskës në presidencialet e vitit 2016.
Verifikimet e Muellerit kanë nxjerrë në pah deri tani, shkelje nga disa prej bashkëpunëtorëve të afërt të presidentit./tch
Gruaja nga Prizreni raporton në polici për mospërkujdesje mj...
FSK realizon për herë të parë kursin e karrierës për kapiten
Bukuritë vjeshtore në parkun natyrorë të Qafshtamës, Kumbaro...
I dërguari i SHBA-së mbërrin në Bejrut, Libani e Hezbollahu ...
Libani e Hezbollahu pranojnë propozimin për armëpushim
Këto janë zonat ku sot do të ketë intervenime nga KRU “Prish...