Google ADS

Real Madridi shtron ofertë 80 milionëshe për t’i rrëmbyer Barçës marrëveshjen madhështore

18:19 | 8 Nëntor 2018
Arbresh Info

Real Madridi thuhet të jetë i gatshëm për të ofruar deri në 80 milionë euro për të mposhtur Barcelonën në transferimin e mbrojtësit të Ajaxit, Matthijs De Ligt.

Superylli holandez vlerësohet aktualisht si njëri nga talentet e rinj më premtues në Evropë dhe sigurisht se ka një të ardhme të madhe për të luajtur te njëra nga skuadrat më të mëdha në botë, transmeton portali arbresh.info.

Real Madridi duket një skuadër e vendosur për të fituar garën për nënshkrimin e tij dhe ‘Don Balon’ raporton se ata synojnë të lënë pas rivalin e tyre – Barcelonën duke shtruar një ofertë madhështore, ndërkohë që gjiganti katalunas tashmë ka shtruar një ofertë të tillë.

Nëse Madridi mund të mposhtë Barcelonën në nënshkrimin me të, kjo mund të jetë vendimtare për vitet e ardhshme në La Liga, pasi De Ligt duket se ka shumë potencial për të qenë një performues kryesor te çfarëdo skuadre që nënshkruan me të për dekadën e ardhshme ose më shumë.

‘Los Blancos’ kanë nënshkruar me yllin aktual në qendërmbrojtje dhe kapitenin e klubit, Sergio Ramosin, në një moshë të re dhe ai ka kontribuar dukshëm për ata dhe tani është në sezonin e tij të 14-të në Bernabeu.

Nëse De Ligt mund t’i afrohet këtij shërbimi, ai do të jetë një përforcim vendimtar për secilin nga dy gjigantët spanjoll.

Raporti nga ‘Don Balon’ sugjeron se kjo betejë është shumë e madhe aktualisht mes tyre, ndonëse parashikohet që edhe emra të mëdha nga Premierë Liga mund të shfaqin gjithashtu interesim kur ai vendos për largim nga Amsterdam Arena./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme