Disa peshq mund të shkaktojnë halucinacione të tmerrshme
Salema porgy është një lloj peshku i cili ne momentin qe konsumohet mund te shkaktoje një efekt te ngjashëm me atë të LSD-së, që zgjat deri në 36 orë. Sipas revistës “Clinical Toxicology” janë regjistruar raste të njerëzve që kanë përjetuar halucinacione auditive (në formën e britmave) dhe vizuale (për shembull, dikush tregoi se iu desh të ndalonte makinën pasi papritur u rrethua nga dinozaurë gjigantë) Megjithatë, Salema është peshk mjaft popullor në Mesdhe dhe përdoret në përgatitjen e shumë pjatave, në disa resorte përgjatë rivierës franceze, Qipro, Maltë , Spanjë dhe Itali.
Në të shkuarën, njerëzit përdornin varrezat për t’u frymëzuar dhe kaluar kohë
Në Evropë dhe në Ameriken e shekullit 19-të, ende nuk mund të flitej për parqe publike të mirëfillta. Ndaj ishte diçka tepër e zakonshme të shihje dikë teksa lexonte buzë një varri apo një familje që preferonte të bënte piknik.
Egziston një monument në SHBA që ka të shkruar në 8 gjuhë të botes këshilla se si ta rindërtojmë shoqërinë pas apokalipsit
Në shtetin e Gerogia-s në 1980 u ndërtua një monument i madh graniti, që përmban udhëzime në 8 gjuhë moderne (anglisht, spanjisht, swahili, hindu, hebraisht, arabisht, kinezisht dhe rusisht) dhe versionet e tyre te shkurtuara në 4 gjuhë të lashta (akkadian, greqishte e lashtë, sanskrishtie, egjiptianishte e lashtë) se si të krijohet një shoqëri e denjë pas Apokalipsit. Shkruar në 6 pllaka graniti janë 10 parime, të cilat tregojnë për rëndësinë e ruajtjes së jetës në Tokë dhe respektimin e njeri-tjetrit. Përveç kësaj, pllakat përmbajnë udhëzime për krijimin e një busulle, kalendari dhe ore.
Vatikani ka shkallen më të lartë të krimit për frymë në botë (1.5 krime për person)
Megjithatë, shumica e këtyre krimeve janë vjedhje të vogla të kryera nga turistet dhe pelegrinët.
Në disa vende në Evropë, autoritetet luftojnë problemin e prerjes së paligjshme të pemës së Krishtlindjes duke spërkatur pishat dhe pemët me urinë dhelpre
Në të ftohte urina ngrin, qe do te thotë se nuk mund ta shihni ose t’ia ndjeni erën. Por sapo nis procesi i prerjes dhe trungu ngrohet, fillon të kullojë një erë e tmerrshme, që shkakton lotim.
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...