Derisa konsumatorët kosovarë përballeshin këto ditë me reduktime të ashpra të energjisë elektrike, KEDS-i ka shitur energji elektrike në vendet e rajonit. Ky skandal i kompanisë turke “Çalik”, e cila e ka privatizuar distribucionin e energjisë elektrike, zbulohet sipas disa dokumenteve të cilat ka arritur t’i sigurojë gazeta “Zëri”.
Sipas këtyre dokumenteve, të hënën më 31 gusht 2015, përkatësisht nga ora 02:00 deri 07:00, kur në të gjitha komunat e vendit aplikoheshin reduktime të energjisë, KEDS-i ka eksportuar rreth 600 megavatë orë energji elektrike.
Burime të besueshme të gazetës “Zëri” bëjnë të ditur se aktualisht KEDS-i një megavat orë energji elektrike nga KEK-u është duke e blerë përreth 26.47 euro.
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion