Presidenti serb Aleksandar Vuçiq theksoi sot në Helsinki, para se të fillojnë bisedimet e reja në Bruksel, se në marrëdhëniet me Prishtinën, “ata që po mendojnë për të treguar muskujt, duhet të marrin në konsideratë çmimin që duhet të paguajmë”.
“Është interesante se unë për Sulejman Ugljaninin dhe përkrahësit e tij jam homseksual dhe fashistë, për kroatët unë jam terrorist, së bashku me Alesandër Karagjorgjeviq, për Thaçin unë jam djall, nuk e di se çka jam për Komshiqin (Anëtari i zgjedhur anëtar i Presidencës së Bosnje-Hercegovinës nga radhët e kroatëve)”. Këtë e kam dëgjuar gjatë fushatës së tij dhe se duhet të heshti nëse nuk dua që të kem probleme me të”.
“Për një pjesë të mirë të popullit në Serbi unë jam tradhtar, sepse edhe unë duhet të jem dreq dhe terrorist në kub, kështu që të mos jem tradhtar “, përfundoi Vuçiq.
Kjo deklaratë e tij erdhi disa orë para takimit me homologun e tij nga Kosova, Hashim Thaçi në Bruksel në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, takim ky që mbahet në orën 20:00.
Një ditë më parë, numri një i Kosovës e ka quajtur takimin e sontëm me Vuçiqin si të vështirë me ç’rast ka thënë se më me dëshirë do të dialogonte më një dreq sesa me Aleksandar Vuçiqin./klankosova.tv/.
Qyteti amerikan lejon shitjen e alkoolit pas 120 vitesh
Mbërrin në Shëngjin anija e marinës italiane me 8 emigrantë ...
Rama ndan fotografi nga pjesëmarrja në Komunitetin Politik E...
Kurti takon mërgatën në Oslo
Perez dhe Ancelotti kanë identifikuar lojtarin ‘problematik’...
Trump zgjedh këshilltaren e tij Susie Wiles si shefen e ardh...