Sindikata e Zjarrfikësve ka organizuar konferencë për shtyp për të informuar lidhur me aplikimin e masave sindikale, riaktivizimin e protestës, si shenjë revolte dhe pakënaqësie për mos realizimin e kërkesave sipas premtimeve nga institucionet qeveritare.
Kryetari i Sindikatës së zjarrfikësve, Muharrem Beka thotë se janë bërë tre muaj që nga kërkesat tona drejtuar institucioneve, por problemet e zjarrfikëseve po vazhdojnë, raporton arbresh.info.
“Kemi pasur premtime por rritje të pagave, përmirësim të kushteve, asgjë nuk ndodh për zjarrfikësit. Premtimet nga Kryeministri kanë qenë që për dy javë do të përmbush kërkesat prioritare si të bëhet nivelizimi i koeficientit në nivel komunash, të bëhet nivelizimi i rrezikshmërisë në punë me policinë e Kosovës, të kompensohen ndërrimet e natës, festat shtetërorë dhe puna jashtë orarit, të sigurohet vijë buxhetore, të përmirësohen kushtet e punës, të sigurohen pajisje dhe mjete për punë. Por, asgjë nga këto s’kanë ndodhur,” deklaroi ai.
Sipas tij, për këto çështje nuk ka pasur koordinim të Ministrisë së Financave, Ministrisë së Administratës Publike dhe Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.
“Çka na shqetëson më së shumti është neglizhenca nga institucionet si lokale dhe qendrore. Ne jemi me paga komunale, por ata asnjë kërkesë nuk e marrin sepse thonë se jeni me kontrata të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Duhet të harmonizohet zgjedhja e kërkesave sepse po na shkelen të drejtat që i kemi të garantuara. Ne rrezikojmë jetën duke shpëtuar të tjerët, madje në raste lëndimit, zjarrfikësit paguajnë vetë. Po ashtu, kohën e fundit kemi pasur disa zjarre që jemi inkuadruar për shpëtim”, ka thënë ai.
Beka ka thënë se protestën e patën pezulluar deri në përmbushjen e kërkesave.
“S’ka asgjë të realizuar dhe ne do ta riaktivizojmë protestën me datën 15 nëntor. Ne nuk e duam këtë protestë, ne jemi të gatshëm të rrezikojmë jetën tonë për hirë të qytetarëve, dhe t’i shpëtojmë. Mirëpo, jo në këtë gjendje për neglizhencë të institucioneve. S’kemi as mjete të duhura, andaj me 15 do të protestojmë. Kemi menduar të bëjmë edhe grevë, por jeta është tejet e çmueshme andaj do të intervenojmë vetëm në raste emergjente ku bëhet fjalë për jetën e njeriut, në asnjë rast tjetër nuk do të intervenojmë”, shtoi ai.
BSPK-ja përkrah protestën e zjarrëfikësve
Leonora Lokaj nënkryetare e BSPK-së ka thënë se kushtet e zjarrëfikëave nuk implementohen e as dispozitat e ligjeve.
“Duke filluar nga statusi juridik që nuk është i definuar, pastaj rrezikshmëria në punë është e madhe dhe lëndimet në punë të mos kompensohen. Duhet të rregullohen sepse janë jetike. Po ashtu edhe kompensimi i orareve gjatë festave, ndërrimet e natës duhet të kompensohen”, ka thënë ajo duke shtuar se BSPK do ta përkrah protestën.
“Ne si BSPK e përkrahim këtë protestë dhe duam që të realizohen kërkesat e zjarrëfikësve”,shtoi ajo.
Krasniqi: Zjarrëfikësit nuk po kërkojne të bëhen supermen, por vetëm atë që u takon me ligj
Kryetari i Këshillit Protestues, Zymri Krasniqi ka thënë se nuk kanë rrugdalje tjetër.
“Patjetër do të dalim në protesta, jo që i duam por Qeveria nuk ka marr asnjë hap lidhur me këtë qëndrim. Nuk kemi dashur të jemi supermena të shtetit, por duam diçka që na takon me ligj. Protestat mund të jenë në forma të ndryshme dhe do të kenë kahje të ndryshme që nuk duam as ne. Jemi gërdit nga mosrealizimi i kërkesave, jemi mbështet për muri, s’kemi asgjë çfarë mund të bëjmë. Edhe fëmijët tanë na kanë thënë që do të na përkrahin”, ka thënë ai.
Në konferencë u tha se nuk do të ndalen protestat deri sa të arrihen marrëveshje me shkrim për plotësimin e kërkesave të tyre./V.Berisha/arbresh.info/
Kurti mirëpriti një delegacion të profesorëve, gazetarëve dh...
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...