Gianluigi Buffon është deklaruar i gatshëm të bëjë çmenduri, duke u transferuar në Argjentinë te Boca Juniros.
Një nga portierët më të mirë në histori të futbollit, Gianluigi Buffon, është shprehur i gatshëm të vesh fanellën e skuadrës së madhe nga Argjentina, Bocua Juniors.
41 vjeçari verën e kaluar i dha fund qëndrimit disa vjeçar te Juventus në Serie A, duke u transferuar në Francë te PSG.
Buffon pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve mes Napoli dhe PSG, ka thënë se nuk ka marrë një telefonatë për t’u transferuar te Boca Juniors, sepse në të kundërtën do të konsideronte këtë mundësi.
“Unë ju them të vërtetën, mua askush nuk më ka kontaktuar direkt”, është përgjigjur Buffon në pyetjen për transferimin te Boca.
“Por unë mund të ju them se kam miqësi të madhe me Carlos Tevez, sepse është një djalë që unë e dua, në Juve ai ishte një udhëheqës shumë bujar”.
“Për mua, Carlos gjithmonë do të jetë një mik, dhe nëse flasim pak, nëse ata do të kishin nevojë për mua, unë do të kisha bërë diçka të çmendur për të”
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...