Konsumi i natriumit më pak mund të jetë i rëndësishëm për të ndihmuar në zvogëlimin e niveleve të presionit të gjakut, por të hahet më shumë nga këto ushqime do të jetë mirë për zemrën dhe arteriet tuaja.
Patatet: janë të pasura me magnez dhe kalium, dy lëndë ushqyese që janë një pjesë e rëndësishme për të ndalur hipertensionin, ose presionin e lartë të gjakut. Një dietë e pasur me kalium e ndihmon trupin të bëhet më efikas në pakësimin e natriumit të tepërt.
Qumështi: Një gotë e ftohtë qumështi është i pasur më kalcium dhe vitamina D, të dyja këto punojnë si një ekip për të ndihmuar në zvogëlimin e presionit të gjakut.
Lëngu i panxharit: Njerëzit me presion të lartë të gjakut që pinë lëng panxhari përjetojnë një rënie në presionin e gjakut. Përbërësi magjik? Nitrati, i cili kthehet në oksid nitrik, një gaz që zgjeron enët e gjakut dhe ndihmon rrjedhjen e gjakut.
Kakao: përmban nivele të larta të flavanolit, ushqyesit që ulë presionin e gjakut duke zgjeruar enët e gjakut dhe kështu lehtëson qarkullimin e gjakut. Kakao mund të përdoret në shumë mënyra kreative. Shtojeni atë në kafen tuaj në mëngjes ose në një filxhan qumësht.
Kungulli: Ky superushqim është i pasur me kalium, i cili lehtëson presionin mbi muret e arterieve dhe ndihmon në lirimin e lëngjeve të tepërta nga trupi.
Hudhra: Përveç që gjellëve të shumta u jep aromën e patejkalueshme, hudhra lufton kundër presionit të lartë të gjakut për shkak të përmbajtjes së lartë të alicinës. Studimet kanë treguar se, ndryshe nga ilaçet farmaceutike, hudhra ofron ulje të tensionit të gjakut pa efekte anësore, me përjashtim të ndonjë ere të pakëndshme.
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit