Giorgio Chiellini ka fajësuar bashkëlojtarët e tij për vetëkënaqësi në humbjen e parë të Juventusit në Ligën e Kampionëve nga Manchester United 1:2 me përmbysje të rezultatit.
“Ne duam t’i shkojmë në fund kësaj rruge, dhe nëse duam ta bëjmë këtë, duhet të mësojmë nga ky gabim”, ka deklaruar fillimisht Chiellini.
“Ne po kërcënohemi nga ky lloj i rrëmujave që disa ndeshje, të jemi të sinqertë , ne po vetëkënaqemi dhe këto rreziqe janë krejt të panevojshme”.
“Kishim ndeshjen në kontroll të plotë dhe harruam disa detaje, sepse është dashur të dimë se sa të rrezikshëm janë Manchester United”.
“Nëse do të humbasim ndeshjet e Ligës së Kampionëve në këtë mënyrë, është më mirë të na ndodhin tani, jo më vonë”
Policia shqiptoi 2 mijë e 413 gjoba për 24 orë
Plagosi viktimën me armë, arrestohet i dyshuari në Prishtinë...
Vdes pjesëtarja e Policisë së Kosovës, Mevlude Hajdari
Arteta tregon gjendjen e Kai Havertzit pas goditjes që mori ...
Plagoset më armë zjarri një person në Prishtinë
Vidhet një pushkë gjuetie me leje në Podujevë