Ditën e djeshme, Keisi, bashkëshortja e Stresit ka lajmëruar hapjen e blogut të saj.
Edhe pse situata ka qenë e tensionuar kohët e fundit nga arrestimi i tij, “tradhëtia” dhe thashethemet e tjera, Keisi duket se ka vendosur t’i hedhë pas të gjitha.
Blogu i saj titullohet pikërisht “të jetosh jetën e gruas së një reperi”.
“Më është dashur të mendoj shumë nëse duhet të hap një blog apo jo, sidomos sepse e vlerësoj privatësinë time, por pas gjithë këtyre zhvillimeve të reja në jetën time… Mendoj se privatësia më është hedhur nga dritarja. Të qenit e martuar me një reper shqiptar më ka vendosur në qendër të vëmendjes që njerëzit të gjykojnë dhe komentojnë jetën time. Edhe pse martesa ndikon në jetën time, nuk më përkufizon mua, prandaj po zgjedh të ndaj me ju për veten dhe gjërat që kanë vlerë për mua.”- ka shkruar ajo në postimin e parë të blogut.
Motoja e saj është “Ji vetvetja” dhe gjithashtu, ka ndarë dhe 10 fakte të reja për veten e saj që ne nuk i dinim.
Nuk është kuzhiniere e zonja dhe dikur ka qenë e fiksuar me stilin “tomboy”.
Nuk i pëlqen të provojë gjëra të reja dhe në fakt, është shumë e turpshme.
Ka dy tatuazhë dhe ka planifikuar të bëjë të tretin, ndërkohë që flokët nuk do t’i lyejë kurrë.
Ndërkohë surpriza më e madhe ishte pasioni i saj për të vizatuar.
“Nuk jam një Pikaso, por më pëlqen të krijoj portrete të njerëzve që dua.”- ka shkruar ajo dhe ka ndarë dy portrete ku duket Stresi dhe i ati i tij.
Mesa duket, ka ende shumë gjëra të reja që do mësojmë për Keisin, prandaj na mbetet vetëm të presim.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...