Google ADS

Provokimi i rëndë i Mourinhos për tifozët e Juves pas fitores së Unitedit

23:26 | 7 Nëntor 2018
Arbresh.info

Rivaliteti mes tifozëve të Juventusit dhe Jose Mourinhos duket se nuk do të përfundojë kurrë.

Këtë më së miri e tregon sjellja e trajnerit të Manchester United, Jose Mourinho, pas ndeshjes me Juventusin.

Manchester United mori një fitore të rëndësishme në udhëtim te Juventus me rezultat 1:2, fitore që erdhi pas përmbysjes së rezultatit.

Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri portugez që ishte cak i shumë fyerjeve nga tifozët e Juves, nuk hezitoi t’i provokonte këta të fundit, duke iu kërkuar t’u dëgjojë zërin pas humbjes në këtë ndeshje.

https://twitter.com/MourinhoMindset/status/1060292303678566401?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1060292303678566401&ref_url=http%3A%2F%2Flajmi.net%2Fprovokimi-i-rende-i-mourinhos-per-tifozet-e-juves-pas-fitores-se-unitedit%2F

Të ngjashme