Google ADS

Çollaku: S’ka datë për arritjen e marrëveshjes përfundimtare

23:03 | 7 Nëntor 2018
V. S.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është nisur në Bruksel për takimin e radhës me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq.

Bekim Çollaku këshilltar i presidentit Thaçi, i cili gjendet në Bruksel ku nesër pritet të zhvillohet takimi në nivel presidentësh ka deklaruar për Radio Televizionin e Kosovës se në këtë takim do të diskutohet për modalitete e një marrëveshje përfundimtare në mes Kosovës dhe Serbisë.

Raundi i katërt i besimeve në Bruksel që do të zhvillohet në nivel të presidenteve, sipas Çollakut do të diskutohet për marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe obliguese, e cila do të mbrojë interesin nacional të  Kosovës dhe shqiptarëve të Luginës.

Në një lindje direkte nga Brukseli, Çollaku tha për RTK3 se formati i këtij takimi do të jetë i njëjtë dhe sipas tij pritet që nga ky takim të shënohet progres për rrumbullakimin e një marrëveshje përfundimtare.

“Ne jemi duke biseduar për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe obliguese, e cila  në vetvete do të përmbajë të gjitha çështjet e hapura dhe me këtë marrëveshje të mbrohet interesi nacional shtetëror i Kosovës dhe i shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, tha ai.

Çollaku nuk ka  theksuar ndonjë afat kohor se kur mundet të arrihet një marrëveshje përfundimtare në mes Kosovës dhe Serbisë, pasi që siç tha ai, kjo nuk varët vetëm nga Kosova por edhe nga pala tjetër.

Ai tha se marrëveshja përfundimtare Kosovë-serbi nënkupton edhe njohje reciproke./RTK/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme