Qeveria e Serbisë përmes institucioneve ilegale që funksionojnë si “Komuna të Kosovës”, i ka paguar pjesëtarët e përkatësisë etnike serbe në Forcën e Sigurisë së Kosovës, që ta braktisin këtë institucion dhe ta pengojnë krijimin e ushtrisë së Kosovës.
Dokumentet e siguruara nga Ballkani.info dëshmojnë se pjesëtarët serbë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë kontaktuar personalisht dhe janë ftuar për takime në Serbi.
Një ftesë e tillë, një pjesëtari serb të Forcës së Sigurisë së Kosovës i është dërguar nga “Ivica”, i cili i shkruan se “kam takuar mjaft kolegë tu, serbë, që kanë lëshuar punën. Nëse je i interesuar, e dëshiroj që të jetë kështu, unë jam personi me të cilin mund të bisedosh për këtë”.
Në këtë ftesë, personi me emrin Ivica thotë se “garantohet konfidencialiteti” në çdo rrethanë, madje edhe nëse “kushtet e ofruara nuk të përshtaten, për çka dyshoj pasi kam arritur të merrem vesh me shumicën e kolegëve të tu, për të cilën gjë besoj tanimë ke dëgjuar”.
I vetmi kusht, thuhet në porosinë e tij, është “që për këtë të mos i informosh eprorët e tu”.
Të gjithë këta persona, pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës të komunitetit serb, siç dëshmohet edhe përmes dokumenteve të siguruara, kanë hapur llogari në “Komercijalna Banka” të Serbisë që operon në territorin e Kosovës.
Në këto xhirollogari ata kanë pranuar “transaksione identike”, thuhet në këto dokumente.
Urdhërues/kryes i këtyre pagesave, sipas dokumenteve, është “Opstina Kosovska Kamenica” nga xhirollogaria 840-00000000176640-22, kurse arsyeja e pagesës bazohet në kodin buxhetor “Shifra 249 – përfitime në baza tjera” dhe transaksionet janë bërë në dinarë të Serbisë.
Krahasimi i emrave në listën e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga komuniteti serb që kanë kërkuar demobilizim nga ky institucion, përputhet plotësisht me emrat në listën e personave që kanë hapur xhirollogari në “Komercijalna Banka” dhe kanë pranuar transaksione në llogaritë e tyre nga institucionet ilegale që veprojnë në kuadër të Qeverisë së Serbisë, në këtë rast nga “Opstina Kosovska Kamenica”.
Në këto dokumente, “Opstina Kosovska Kamenica” thuhet se i takon “organizimit administrativ të Republikës së Serbisë” dhe në mënyrë eksplicite pohohet se “shteti që është burim i fondeve është Republika e Serbisë”.
Për më tepër, nga krahasimi i të dhënave kuptohet se xhirollogaritë personale të tyre janë hapur në të njëjtën ditë kur është bërë edhe kërkesa e tyre për demobilizim nga Forca e Sigurisë së Kosovës.
Qeveria e Serbisë ka propaganduar gjithmonë se serbët e Kosovës po e lëshojnë vetë Forcën e Sigurisë së Kosovës, por dokumentet e siguruara dëshmojnë se Qeveria e Serbisë i ka paguar pjesëtarët serbë të Forcës së Sigurisë së Kosovës që të largohen për ta penguar transformimin e kësaj force në ushtri të Kosovës.
Po ashtu, Serbia e ka shfrytëzuar edhe frikësimin dhe dhunën kundër pjesëtarëve serbë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke i ndaluar dhe mbajtur në arrest një numër të tyre, sapo ata këta kanë udhëtuar në Serbi.
Policia apelon për kujdes gjatë ngasjes në rrugë, për shkak ...
Pas deklaraës së Osmanit, Kurti: Kam qenë vazhdimisht në kom...
Gresa: E kam shkatërruar Drilonin
Rovena: Nga përkushtimi ndaj muzikës nuk arrita të martohem,...
Kurti për sulmin në Zveçan: Janë akte kriminale dhe terroris...
Muzeu Rijksmuseum në Amsterdam, ndër më të vizituarit në bot...