Jeff Sessions ka dhënë dorëheqje me kërkesë të presidentit nga posti i tij si Prokuror i Përgjithshëm i SHBA-ve.
Sessions bëhet e ditur që ka dorëzuar letrën e dorëheqjes tek presidenti Donald Trump gjatë së mërkurës mbrëma, transmeton portali arbresh.info.
Duke e njoftuar zëvendësimin e tij, Trump shkruan në Twitter: “Ne jemi të kënaqur të njoftojmë se Matthew G. Whitaker, Shefi i Shtabit të Prokurorit të Përgjithshëm Jeff Sessions në Departamentin e Drejtësisë, do të jetë ushtruesi i detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara. Ai do t’i shërbejë vendit tonë mirë. Falënderojmë prokurorin e përgjithshëm Jeff Sessions për shërbimin e tij dhe i dëshirojmë gjithë të mirat! Zëvendësimi permanent i tij do të bëhet një ditë tjetër”.
Sessions ka qenë kundërshtar i Trumpit që nga marsi 2017, kur ai e shpëtoi veten nga hetimi i Rusisë./Arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...