“Lajmi i mirë është se numri i fëmijëve dhe adoleshentëve që kanë mbijetuar kancerit edhe pesë vite pas diagnozës është rritur viteve të fundit në Europë”, tha autori Annalisa Trama, nga instituti kombëtar i kancerit në Milano të Italisë.
“Megjithatë, ne kemi gjetur se adoleshentët dhe të rriturit e rinj përsëri janë më të rrezikuar sesa fëmijët sidomos në disa lloje të kancerit si ato të gjakut”, ka vazhduar Trama.
Sipas studiuesve, variacionet në normat e mbijetesës janë të ndryshme si koha e diagnostifikimit, karakteri biologjik i organizmit e të tjera.
Studimi është kryer në 27 vende europiane ku janë mbledhur të dhëna dhe analiza për 56.505 raste të kancerit tek fëmijët, 312,483 tek adoleshentët dhe të rriturit e rinj dhe 3,567,383 tek të rriturit.
Gjetjet treguan në përgjithësi se fëmijët kanë më shumë gjasa të mbijetesës sesa adoleshentët dhe të rriturit e rinj.
Më tej, adoleshentët dhe të rriturit e rinj kanë treguar rezultate më të mira ndaj të rriturve për shumicen e llojeve të kancerit.
Por, adoleshentët dhe të rriturit e rinj u gjetën në disavantazh sa i përket kancerit të gjirit dhe të prostatës sepse shkalla e kancerit të gjirit shpesh është më e vrazhdë tek femrat e reja e gjithashtu edhe kanceri i prostatës tek meshkujt e rinj.
112 vjetori i Pavarësisë, flamuri shqiptar ngrihet në New Yo...
4000 copa letre për të krijuar flamurin kuq e zi/ Nxënësi ng...
Modernizimi i plotë i rrjetit “Vala”, Kurti: Për...
Krasniqi: Toni, fituesi i 5 medaljeve olimpike si trajner, ë...
Telekomi i Kosovës mban konferencë për media, pjesëmarrës Ku...
Kina, Meksika, Kanadaja reagojnë ndaj kërcënimeve të Trumpit...