Crvena Zvezda shënoi fitore të befasishme në Ligën e Kampionëve, duke e mundur Liverpoolin me rezultat 2:0.
Skuadra serbe pasi arriti ta mundte Liverpoolin me ngjalljen e frikës rreth asaj që mund t’i ndodhte Xherdan Shaqirit nëse do të udhëtonte në Beograd për këtë ndeshje, ka arritur që skuadrën e Jurgen Klopp ta mund edhe me rezultat.
James Montague, autor i vlerësuar me çmime për librat rreth futbollit, ka sjellë një pamje se si dukej tuneli i stadiumit ‘Marakana’ në ndeshjen Crvena Zvezda – Liverpool.
Siç shihet në pamje, numër i madh i forcave të policisë ishin të gatshëm të intervenonin në rast të ndonjë incidenti.
Sigurisht që kushdo që do të ketë kaluar nëpër këtë tunel mbrëmë do të jetë frikësuar, sepse skena të tilla nuk jemi mësuar të shohim në futbollin evropian, sidomos në nivelin e Ligës së Kampionëve.
https://twitter.com/JamesPiotr/status/1059887149816991745?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1059887149816991745&ref_url=http%3A%2F%2Flajmi.net%2Fcrvena-zvezda-liverpool-a-i-keni-pare-keto-pamje-nga-tuneli-i-stadiumit%2F
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën