Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, është shprehur optimist për liberalizimin e vizave.
Këtë deklaratë, Haradinaj e bëri gjatë një interviste për emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ku tha se Qeveria po punon që liberalizimi të ndodhë këtë vit.
‘I kemi kaluar dy hallka, tani është e treta. Besoj që Berlini zyrtar do të na ndihmojë të hyjmë në agjendën e diskutimit. Kemi biseduar me Kurtz, nuk ishte kundër. Ne duhet ta vazhdojmë punën tonë. Kemi disa ligje që duhet t’i kalojmë parlament të cilat na ndihmojnë, si kodi kriminal dhe të tjera’.
‘Do të insistojmë që të ecim përpara. Nuk duhet të dorëzohemi. Duhet të punojmë sepse as deri këtu s’ka qenë lehtë. Kemi punuar intensivisht. Unë nuk jam i tërhequr prej pritjes që para vitit të ri të bëhet liberalizimi. Ne po punojmë që të mos shtyhet. Po punojmë të ndodhë këtë vit. Është herët të dorëzohemi. Do të provojmë. Jam optimist që para vitit të ri të hiqen vizat’, ka thënë Haradinaj./klan kosova/
Uria në mes të natës – arsyet shëndetësore pse ndodh
Pse yjet shkëlqejnë më fort në male?
Frutat e thata ndihmojnë me kancerin e gjirit?
Tifozët mendojnë se kanë gjetur ‘arsyen e vërtetë’ pse Vinic...
Hakerët kinezë vënë në objektiv familjen Trump dhe këshillta...
Protesta e opozitës, Berisha: Shqipëria u paralizua, për tri...