Trupi i Kostandinos Kacifas tashmë ka mbërritur në fshatin Bularat, vendi ku dhe do të varroset ditën e nesërme.
Me ardhjen e makinës me trupin e tij, të shumtë kanë qenë personat që e kanë shoqëruar mortin. Kacifas ishte i veshur me petka ushtarake ndërsa mbi trupin e tij qëndronte një flamur grek.
Gjatë dërgimit në shtëpinë e tij në Bularat, familjarët që mbanin trupin e 35 vjeçarit e kanë hapur arkivolin.
https://www.youtube.com/watch?v=hZAgJXt0mWM
Pas firmosjes për tërheqjen e trupit të Kostandinos Kaçifas, ditën e djeshme nga Prokuroria ka reaguar për herë të parë edhe Kryepeshkopi Anastas Janullatos. Ai u ka kërkuar të gjitha palëve që trupi i Kacifas të dalë sa më shpejt nga morgu dhe të niset drejt Bularatit për t’u kryer ceremonia mortore.
https://www.youtube.com/watch?v=JyBxYOLP2NQ
“U lutemi të gjitha palëve që trupi i Konstandinos Kacifas të jepet për tu varrosur sipas traditës fetare. Të gjithë shpirtrat le të gjejnë paqen. Zhurma e papërgjegjshme le të ndalet dhe ngjarjet të shqyrtohen në vazhdim me objektivitet dhe respekt të ndërsjellë”, – u shpreh Kryepeshkopi Anastas Janullatos.
Konstantinos Kacifa u vra nga RENEA, pasi qëlloi me breshëri mbi policinë. Ai nuk pranoi të dorëzohej dhe për këtë arsye RENEA e qëlloi. Kacifa njihej si ekstremist grek dhe ishte pjesë e grupeve nacionaliste-ekstremiste greke.
https://www.youtube.com/watch?v=WhOtDMoRJEM
Pas vrasjes, familja pati pretendime për trupin e të riut, dhe akuzoi RENEA-n se fillimisht e kishte plagosur dhe më pas e kishte ekzekutuar. Por, pasi pa trupin, avokati pranoi se i riu nuk ishte vrarë nga afër por nga larg./Express
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...