Kështu festuan futbollistët e Prishtinës dhe Plisat në Drenas

17:45 | 7 Nëntor 2018
Arbresh.info

Derbi i mbetur i Ipko Superligës së Kosovës në mes Feronikelit dhe Prishtinës përfundoi në të mirë të skuadrës nga kryeqyteti.

Skuadra e Mirel Joses fitoi me rezultat 0-1 në një ndeshje mjaft të vështirë e cila u zhvillua në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas.Goli u shënua nga Mario Morina i cili iu përgjigj asistimit nga Basid Khalid.

Pas kësaj fitore Prishtina ngjitet në vendin e parë me 33 pikë, një më shumë se Feronikeli një vend më poshtë.

Ndeshja e ardhshme e klubit nga kryeqyteti është ndaj Ballkanit, kurse Feronikeli luan kundër Ferizajit.Festa e futbollistëve të Prishtinës me tifozë Plisa nuk ka munguar pas ndeshjes.

https://www.facebook.com/FCPrishtina/videos/299962743944405/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme