337 është numri total i fëmijëve lypës nëpër rrugë, nga to vetëm nëntë nuk janë të përkatësisë rome, tregon hetimi i fundit i Zyrës së Avokatit të Popullit.
“Gjithkund në Maqedoni ka fëmijë në rrugë, ndërsa numri që kemi regjistruar secilën ditë ndryshon. Kur është bërë hetimi ynë janë evidentuar 337 persona në rrugë. Numri më i madh i fëmijëve lypsarë janë në Shkup dhe në Prilep”, deklaroi sot Avokati i Popullit, Ixhet Memeti, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në lidhje me moshën e fëmijëve që lypin në rrugë, Avokati i Popullit tha se ka fëmijë nga të gjitha moshat e rritura, nga foshnjat që nuk kanë mbushur as një vit dhe fëmijë që nuk kanë mbushur 18 vjet.
“Ne gjithmonë alarmojmë për këto gjendje të këqija dhe kërkojmë nga autoritetet të ndërmarrin jo vetëm masa aty për aty, por në mënyrë sistematike të zgjidhet problemet. Nëse nuk zgjidhet problemet në arsim, punësim, shëndetësi është e vështirë të mund të menaxhojmë me të gjitha problemet tjera që ballafaqohen të gjithë fëmijët në rrugë, posaçërisht fëmijët romë”, thotë Memeti.
Në këtë kontekst, Avokati i Popullit shton se është për të ardhur keq që askush në shoqërinë tonë, në asnjë institucion nuk ka të dhëna të sakta në lidhje me fëmijët në rrugë.
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut