Faqja e internetit e Këshillit Bashkiak të Falmouth-it në Britani ka rënë pre e një sulmi kibernetik ditën e shtunë.
Sipas mediave britanike, të cilat e kanë publikuar lajmin pasditën e së martës, përgjegjës për këtë sulm kibernetik është një grup hakerësh shqiptarë të njohur ndryshe me emrin “NofawkX-Al”.
Menjëherë sapo hapej faqja e Këshillit Bashkiak të Falmouth-it, shfaqej stema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa përmes një video dëgjohej himni jozyrtar i Kosovës “Kur ka ra kushtrimi në Kosovë” i shkruar nga ish-Presidenti Ibrahim Rugova, përcjell TCh
Personat që kishin sulmuar faqen e internetit kishin lënë gjithashtu edhe një mesazh drejtuar të gjithë qeverive në të gjithë shtetet e botës.
“Ne jemi lodhur nga të gjithë ju që e quani vetën liderë të njerëzve. Ne jemi lodhur nga diktatura, censurimi i medias, torturat, luftërat… Jemi lodhur duke qenë refugjatë dhe të burgosur të këtyre qeverive të korruptuara. Njerëzit janë lodhur nga praktikat tuaja korruptive. Mbani mend, ju mund të mashtroni disa njerëz gjatë gjithë kohës, ose të gjithë njerëzit për pak kohë, por ju s’mund të mashtroni të gjithë njerëzit gjithë kohën”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e grupit.
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...