Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 55 vota për Shqyrtimin e parë të Projektligjit për Referendum.
Deputeti Faton Topalli ka prezantuar këtë projektligj. Ai ka thënë se ky ligj bënë të mundshëm implementimin e vullnetin e qytetarëve të dijshëm aktiv që insistojnë ta bëjnë vullnetin e tyre realitet.
“Referendumi është për shoqëritë e korruptuara, për parti politike me interesa autoritare. Për grupe politike që posa kapin pushtetin harrojnë premtimet e bëra, për grupe politike që kanë interesa të ngushta. Referendumi është insturment kundër kapjes së shtetit, monopoleve politike e ekonomike, referendumi fuqizon qytetarin. Ligji për Referendum është një përgjigje kundër demagogvë që të mos flasin në emër të popullit pa e pyetur popullin. Referendumi është një instrument i shkëlqyer për partitë opozitare që mund të kenë ide të shkëlqyera por në mungesë numrash nuk mund t’i kalojnë”, ka thënë ai. Ne kemi ligjin për referendum në nivelin lokal por se kemi në nivelin nacional”, ka thënë Topalli, raporton arbresh.info.
Hajdar Beqa nga PDK ka thënë se ky ligj i sponsorizuar nga propozuesi PSD është i mirëpritur.
“Grupi parlamentar i PDK-së e ka shqyrtuar ligjin ëpr referendum. Është për t’u vlersuar ideja e sponsorusit si ide e mirë. Por ka probleme në aspektin teknik dhe përmbajtësor, konsideroj që edhe grupi parlamentar mes dy leximeve do ta jap kontributin e tij. Do ta bëjmë një grup punues me të gjithë ëprfaqësuesit e subjekteve politike që të japin kontributin e tyre”, ka thënë ai.
Frashër Krasniqi nga PSD ka thënë se e mbështet fuqishëm dhe kërkojnë të votohet.
“Kemi raste kur partitë opozitare kanë kthyer për të votuar lgije të caktuara mirëpo konsiderojmë se ky ligj është më i rëndësishëm se të gjitha ligjet tjera.Ftoj edhe njëher partitë opozitare të kthehen në seancë që ta votojnë ëktë ligje mos ta lëjnë peng për shkak të inateve personale për vetvendosje të qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ai.
Bilall Sherifi nga NISMA ka thënë se i kanë dhënë mbështetje në aprim projektligjit.
“Besoj që me ndryshme do të gjejmë pajtueshmëri dhe në lexim të dytë ta votojmë”, ka thënë ai.
Projektligji nuk është vënë në votim për shkak të mungesës së kuorumit./arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/116431162593778/
Hovenieri e quan Gjeneralin Clark simbol të mbështetjes amer...
Austria merr fitore të rëndësishme ndaj Kazakistanit në Ligë...
Pamje nga vendi ku ndodhi vrasja e dyfishtë në Klinë
Haradinaj: Rezultati më i madh i paqes është anëtarësimi dir...
KOMF: Nuk duhet të lejojmë asnjë lëvizje që synon largimin e...
Lushaku -Sadriu i ndalon në shkollat e Prishtinës doracakët ...