Pakoja e re fiskale në ditë e parë të hyrjes në fuqi nuk ka filluar të implementohet në tërësi. Kjo pako përveçse nuk është implementuar madje ka dëmtuar prodhuesit vendorë
Kompania nga Podujeva “Nora trading” importuesi i lëndës së parë për prodhimin e vajit, gjatë kësaj dite ishte i detyruar ta paguajë TVSh-në për këtë lëndë 18 përqind, edhe pse me pakon e re parashihej të jetë i liruar nga kjo tarifë me 0 përqind. Importuesi në fjalë deri dje ka paguar 16 përqind TVSh për këtë lëndë, kurse sot 18 përqind që i bie 2 përqind më shumë se me tarifa të vjetra.
Pronari i kompanisë “Nora trading”, Sylejman Konushefci është mjaft i indinjuar me barrierat të cilat i ka aplikuar Qeveria ndaj prodhuesve vendorë përkatësisht importuesve të lëndës së parë për produkte bazë.
Konushevci nuk iu gëzua ligjeve të reja për tatimet. Ai ishte i obliguar ta paguaj TVSH-në 18 përqind, pasi mauna në terminal i kushton 40 euro për 24 orë në mbajtje. Fajtor për këtë sipas tij është Qeveria bashkë me ATK-në, pasi kjo e fundit ishte dashur me i njoftuat bizneset.
“Ne sot kemi hasur në ndryshimet që i ka bërë Qeveria e Kosovës. Ne si prodhues këtë gëzim nuk e kemi, pasi për lëndën e parë ne sot duhet ta zhdoganojmë me 18 për qind. Në mëngjes herët iu kemi drejtuar Administratës Tatimore të Kosovës, e cila kërkon 15 ditë para importit të lëndës së parë të njoftohet ATK për lejen e importit për kontingjentin e lëndës së parë dhe të parashtrohen garancionet bankare që të lirohemi ne me 0 për qind”, ka thënë Konushefci.
Ai ka shtuar se shqyrtimi i kërkesës së tyre qysh ka kërkuar ATK është minimumi 15 ditë, pas 15 ditësh ATK duhet ta formojë komisionin vlerësues për ta pranuar fabrikën e prodhimit dhe ta verifikojë lëndën e parë se a është vërtetë lëndë e parë apo jo. Dhe mbas kësaj importuesi merr të drejtën të paguajë në finalizim. Kjo neglizhencë sipas tij është bërë prej ATK-së dhe prej Qeverie.
“Kjo neglizhencë e cila është duke u bërë prej ATK-së dhe nga Qeverie… I njëjti produkt sot që është importuar, vaj prej Serbie është zhdoganuar me 8 përqind. Dhe ajo maune me këto produkte të gatshme të Serbisë ka pritur jo më shumë se 20 minuta. Kurse ne duhet të presim 15 ditë për të marrë konfirmimin për lëndë të parë dhe pas kësaj periudhe a të lejohet apo jo”, tha Konushefci.
Prodhuesi i vajit në Kosovës, thotë se politikat të cilat po i ndërmerr Qeveria ndaj prodhuesve janë barriera e jo lehtësime për prodhuesit. Sipas tij, ka destimulime e jo përkrahje të prodhimit vendor.
“ATK ës htë dashur me i pa këto gjëra dhe me i njoftua bizneset. Zyrtarë të ATK-së na thanë sot se nuk kanë punonjës për formimin e komisionit me dal me bërë verifikimin e lëndës së parë të importuar. Kuadrot sipas tyre janë në pushime vjetore. Mauna duhet me prit deri të kthehen zyrtarët e ATK-së prej pushimit për konstatim. Kjo është vetëm në dobi të tregtisë dhe e në dobi të prodhimit të Serbisë. Ky prodhim për 20 minuta del prej doganës. Kurse ne për me prodhuar duhet me pritë me muaj. Kjo është turp”, tha Konushefci.
Ai beson se edhe importues të tjerë të lëndës së parë kanë pasur probleme. Dhe të njëjtat probleme do ti kenë edhe ata sikur ne në ditët e ardhshme.
Ndërsa, Fahri Gashi, drejtor i Drejtorisë rajonale për Doganën në Merdar, theksoi prapa kamerës se pakoja e re fiskale ka filluar të zbatohet që prej orës 24:00 të ditës së sotme. Ai nuk ka njohuri për telashet që u kanë dalë impo rtuesve të lëndës së parë për produktet bazë.
Kurse, shpediteri në këtë terminal, ka argumentuar me dokumente se Importuesi apo kompania “Nora Trading”, ka paguar sot TVSh 18 përqind për lëndën e parë të produkteve esenciale.
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion