Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 55 vota për shqyrtimin e parë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës.
Kryetari i Komisionit funksional, Nait Hasani ka treguar datat që duan komunitetet të jenë pjesë e festave.
“Në komision ka pasur debate që kanë qenë nga Lista Serbe ku është kërkuar që 6 të jetë festë dhe duhet t’i takoj, ndërsa për 28 qershorin nuk ka pasur dakordim në komision sepse është kërkesë që ngjallë ndjenjat nacionaliste. Kjo kërkesë është në kundërshtim me ndjenjat dhe rregullimin shtetëror në Kosovë, kjo duhet t’iu takoj akademikëve. 28 qershori është një datë ku është zhvilluar një luftë ballkanike dhe kanë marr pjesë të gjithë edhe shqiptarët, ndërsa është humbur kjo betejë dhe nuk është e mundur të bëhet festë. Ajo datë na e kujton Millosheviqin, Gazmimestanin dhe nuk duhet të bëhet festë. Ndërsa tek kërkesa e egjiptianëve dita e tyre si festë është miratuar në parim bashk me 6 shkurtin”, ka thënë ai.
Deputeti Veton Berisha ka kërkuar të përkrahet në parim 24 qershori si ditë nacionale e komunitetit egjiptian.
“Nuk duam që të shënojmë ëktë ditë në formë ilegale, kërkojmë mbështetje e cila na takon. Sepse për të tretën herë vije kjo ditë dhe nuk kalon për shkaqe të lidhura me ditë të tjera. Të përkrahet në parim sepse ka vite që ky propozim nuk kalon”, ka thënë ai.
Projektligji nuk është vënë në votim për shkak të mungesës së kuorumit./arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/116431162593778/
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës