Nënkryetari i komunës, Faruk Mujka ka pritur në një takim pune drejtorin e Qendrës së Dokumentimit për Romë dhe Ashkali, Bekim Syla, dhe koordinatorin
e kësaj Qendre, Dritan Shaipi.
Sipas njoftimit për medie qëllimi i këtij takimi ishte që të realizohet projekti “Programi global për hapësira publike” nga Qendra e Dokumentimit për Romë dhe Ashkali (RAD Center) në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës.
Në këtë takim është diskutuar për problemet dhe nevojat e romëve dhe të komunitetit në përgjithësi si dhe mundësitë për t’i kapërcyer ato. Një nga
problemet më të mëdha me të cilat ky komunitet ballafaqohen janë papunësia, kanalizimi dhe ndriçimi i rrugëve.
“Nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, theksoi se komuna po përpiqet që të jetë një servis sa më i mirë për qytetarët dhe në këtë drejtim ta afrojë
institucionin sa më afër me komunitetet. Nënkryetari Mujka, gjithashtu parashtroi edhe disa nevoja të këtyre komuniteteve të cilat mund të realizohen përmes këtij projekti”, thuhet në komunikatë.
Në vazhdën e bisedës ai përmendi krijimin e disa këndeve lojërash për fëmijë të cilat janë shumë të nevojshme tek Liqeni Artificial si dhe rregullimin e gypave të kanalizimit, ai shtoj se ata që janë të vendosur nuk janë shumë profesional dhe po kanë probleme.
“Po ashtu nënkryetari Mujka, tha se duke u bazuar në komunikimet e deritanishëm që i kemi pasur me përfaqësuesit e komunitetit romë dhe përcaktimin e problemeve, Komuna e Mitrovicës ka ndihmuar në realizimin e projekteve për ndërtimin e shtëpive sociale, asfaltimin e rrugëve, funksionimin e ambulantes si dhe në largimin e mbeturinave”, theksohet në njoftim./arbresh.info
E rëndë, vdes një foshnje e posalindur në QKUK
Lëndohen gjashtë persona në një aksident në Mitrovicë
Shala publikon fotografi të rrallë me Thaçin, Veselin dhe Kr...
Haxhiu kujton Astrit Deharin në përvjetorin e tetë të vdekje...
Hoti: I katërti vit me radhë i humbur në investime kapitale,...
“Prita që po ma jep naj mesazh t’mirë”- Drenusha ia plas vaj...