Lajmi që bëri bujë në media e portale, më në fund, u zbulua. Tani mund ta shikoni plotësisht portretin e atij që pak kohë më parë u ‘akuzua’ si i dashuri i Arilena Arës.
Fotot nga videoklipi i ri që ishte duke realizuar u shpërndanë shpejt në rrjet, por zhurma nuk zgjati shumë. Vetë Arilena, në atë kohë kur xhironte videoklipin e këngës së re, ishte e fokusuar aty, por megjithatë u ktheu një përgjigje përmes revistës Class atyre që u bënë kureshtarë të mësonin për djalin biond që po puthej me këngëtaren në një jaht luksoz: “Shumë shpejt, djali nuk do jetë më misterioz për ju. Do ta zbulojmë edhe sekretin”,- tha Arilena e pyetur nga Class.
Dhe, mbrëmjen e sotme, gjithçka është zbuluar. Është thjesht modeli me të cilin Arilena ka interpretuar në klipin e ri që sapo ka publikuar “I’ll Give You My Heart”. Kështu, gjithçka është kuptuar dhe është e justifikuar… edhe puthjet.
Vetëm pak ditë nga “Last train to Paris”, Arilena prezanton edhe një këngë tjetër, e cila do të jetë gjithashtu pjesë e albumit me këngë në gjuhën angleze. Darko Dimitrov, kompozitori me të cilin Arilena bashkëpunon prej disa vitesh, mban edhe këtë herë firmën për këngën e saj të re.
https://www.instagram.com/p/Bp2aT7unY9j/?utm_source=ig_web_copy_link
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit