“Mos më trego përralla. Këtu nuk mund të bëni ju ca doni. Nuk ke të drejtë të flasësh. As njeri edhe Ramës ja kam mbyll mikrofonin. Mikrofoni mbyllet kujtdo që nuk dëgjon”.
Moderatori i emisionit “Opinion” Blendi Fevziu ka debatuar ashpër me deputetin e Partisë Demokratike, Flamur Noka.
Fevziu i ka adresuar Nokës akuza se ai ka heshtur për krimin në Elbasanit, ndërsa e ka ‘kërcënuar’ se disa mesazhe që ai ia çonte qeverisë.
Më tej Noka i është kundërpërgjigjur se Fevziu ia hoqi fjalën.
Por kjo situatë ka degraduar më tej, ku pasi Noka filloi të fliste ashpër Fevziu e paralajmëroi se do t’ua mbyllte prej vërteti mikrofonin, ashtu siç kishte bërë me Ramën, disa muaj më parë.
“Mos më trego përralla. Këtu nuk mund të bëni ju ca doni. Nuk ke të drejtë të flasësh. As njeri edhe Ramës ja kam mbyll mikrofonin. Mikrofoni mbyllet kujtdo që nuk dëgjon”.
Por, gjatë replikave, Blendi Fevizu i është përgjigjur me ton të ashpër Flamur Nokës, duke e sfiduar që ti tregonte një rast kur ai kishte mbështetur qeverinë.
Madje debati ka shkuar më tej teksa, Fevziu ka thënë se deputetët e opozitës kanë sulmuar publikisht Fatmir Xhafën, ndërkohë që i dërgojnë mesazhe private.
Pjesë nga debati mes tyre:
Noka: Shumë po i bënë fresk Rilindjes, i ndërpreve fjalën opozitës
Fevziu: Nuk i ndërpreva fjalën opozitës por Flamur Nokës
Vëre çik mendjen në punë zotëri
Noka: Ty këtu të ka poshtëruar Saimir Tahiri
Fevziu: Ku? Ma thuaj???
Ma nxirr këtu të ma thuash. Pusho. Këtu rregullat i vendos unë
Noka: I ke hequr fjalën opozitës
Fevziu: Ti këtu nuk mban dot fjalim. Ti mos të kishe aleancë shtypin sot do ishe zi e më zi
More vesh apo jo, mua s’ ma mbyll dot gojën as ti as ndonjë tjetër
Rri mos të flas për mesazhet që i çoni qeverisë
Noka: Cilat mesazhe
Fevziu: Rri mos të flas për mesazhet që i çonit Fatmir Xhafajt
Ti nuk guxon të më përmendësh fjalën fresk mua
Noka: Vazhdo vazhdo
Pjesëtarë të FSK-së po mësojnë në Shqipëri të pilotojnë me h...
Prokuroria jep detaje lidhur me arrestimin e një serbi i dys...
Celibashi: 1.7 miliardë lekë duhen vetëm për votim elektroni...
Lista për Familjen për doracakët e Edukatës Seksuale: Disa s...
Burimi për Drenushën: Tezja edhe dy-tri javë reklamon rrobat...
Presidentja Osmani të enjten u adresohet deputetëve