Google ADS

Spitali i Pejës i shpërblen punëtorët e pensionuar me ora dore

09:43 | 7 Nëntor 2018
Arbresh.info

Punëtorët e Spitalit të Pejës që do të dalin në pension, do të shëpërblehen me nga një orë dore. Gjithë kjo, në shenjë falenderimi për punën që ata kanë bërë ndër vite.

Ndërkohë, orët e këtyre punëtorëve pritet t’i kushtojnë buxhetiti të shtetit më të varfër në rajon rreth 1 mijë euro, shkruan Gazeta Express.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka shpallur tender në vlerë prej rreth 1 mijë euro për furnizim me ora dore për punëtorët e këtij spitali që do të dalin në pension, para këto që do të merren nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës.

Për ta furnizuar spitalin me këto ora kishin dorëzuar oferatat tri kompani, por në fund fituese është shpallur kompania D.Z.P “Doxa”.

Kështu thuhet në njoftimin për nënshkrimin e kontratës që ka publikuar Spitali i Përgjithshëm i Pejës në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik.

Në Spitalin e Pejës i kanë thënë Gazetës Express se këto ora do të ndahen si shenjë falenderimi për punën që kanë bërë ata deri më tani. Për këtë arsye, edhe kanë vendosur t’’ shpërblejnë.

“Punëtorët e Spitalit që dalin në pension mas 45 vjetësh kontribut, spitali ka vendos që me ua dhuru nga një orë në shenjë të falenderimit. Për atë arsye është shpallur tenderi”, ka thënë zyrtarja përgjegjëse për këtë tender, Fitore Krasniqi Mulliqi.

Kontrata është nënshkruar më 31 tetor të këtij viti.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme