Njohësi i rrethanave politike në vend, Haki Abazi, thotë se presidenti, Hashim Thaçi po përgatitë një farsë tjetër për manipulim, derisa komenton idenë e korrigjimit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Sipas Abazit, presidenti Thaçi nuk e ka përkrahjen as të Parlamentit as të Qeverisë së Kosovës për korrigjim të kufijve.
“Gjermania ka qenë eksplicite se nuk do ta pranojë korrigjimin e kufijve dhe qëndrimi i SHBA-ve është se nuk mund të ketë marrëveshje pa përfshirjen e plotë të parlamenteve. Është e qartë që Thaçi nuk e ka përkrahjen as te Parlamenti e as të ekzekutivit për korrigjim të kufijve. Tani që propozim-letra e Robert Cooper është bërë publike aty nuk flitet fare për Luginën që do të thotë se Thaçi po përgatitë një farsë tjetër për manipulim në rast të dështimit të plotë dhe që si zakonisht ta hedhë fajin mbi dikën tjetër. Ai ka përgatitur dhe ka pranuar Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe dhe tani deklarohet se kinse ai nuk e ka pranuar”, u shpreh Abazi për arbresh.info.
Abazi vlerëson se deklaratat e kancelarit të Austrisë, Sebasitan Kurz, kanë qenë të harmonizuara që të duket se marrëveshja për korrigjim të kufijve po ka përkrahje para takimeve në Paris.
“Vizita e kancelarit austriak Kurz në Kosovë është bërë një ditë pasi ai ka vizituar Beogradin. Ka një transversale të demokracive liberale që është duke përshkruar rajonin. Nga Kurz, Orban në Hungari, Vucic në Serbi, Thaçi në Kosovë dhe Rama në Shqipëri. Të gjitha janë duke vepruar në bazë të një këshille dhe shkollës së njëjtë. Kjo lidhje liberale është duke bërë gjithçka për të mbetur në pushtet dhe ka një mbështetje ndaj njëri-tjetrit dhe unë besoj që këtu ka interesa ekonomike dhe asgjë më shumë. Kurz ka thënë atë për të cilën i është bërë ftesa që para takimit në Paris të duket se marrëveshja për korrigjim kufijsh po ka përkrahje. Kjo është një situatë artificiale që Thaçi po e krijon për të manipuluar me njerëz qe mund të mos jenë të informuar. Duhet kuptuar që pesha e Kurz krahasuar me Merkel është neglizhencë”, tha ai.
Thaçi, sipas analistit Abazi, ose nuk ka ndonjë rrugëdalje tjetër ose duhet të bëjë kompromise për të shpëtuar veten.
“E njëjta gjë me Gjykatën Speciale, ai ju kishte dredhur dorën deputeteve për miratimin saj dhe mandej disa muaj me vone deshi që ta zhbënte atë. Këto lojëra janë të njëjtat tani, ai ka folur për liberalizim të vizave pas miratimit të demarkacionit me Malin e ZI dhe kjo gjë nuk ka ndodhur e as qe po ndodhë. Gënjeshtrat e radhës janë për marrëveshje me Serbinë dhe njohjet nga pese vendet dhe ulësja ne OKB. Të gjitha këto janë një tundim maskimi para dështimit të madh dhe fiaskos politike që do të pësojë. Shtrohet pyetja pse po i bën të gjitha këto- Thaçi nuk ka rrugëdalje tjetër ose duhet te beje kompromise për të shpëtuar veten ose duhet bere aq shumë të këqija që të destabilizohet vendi e në atë situatë ai tenton të vonojë lajmin e keq për dështimin e madh”, përfundoi Abazi.
Kancelari austriak Sebastian Kurz ka qëndruar të martën për vizitë në Kosovë ku është takuar me presidentin Hashim Thaçin dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.
Gjatë qëndrimit në Prishtinë, kancelari Kurz, nuk ishte i vendosur të kundërshtojë ndryshmin e kufijve, duke i dhënë mbështetje çfarëdo marrëveshjeje, për të cilën do të ishin dakord dyja palët. /A.Zeka/Arbresh.info/
Kurti takon mërgatën në Oslo
Perez dhe Ancelotti kanë identifikuar lojtarin ‘problematik’...
Trump zgjedh këshilltaren e tij Susie Wiles si shefen e ardh...
Moti në Shqipëri do të jetë me kthjellime dhe vranësira të p...
AAK prezanton sot kandidatët për deputet nga Rahoveci
Pacolli ndan fotografi nga festa e Donald Trump: I bindur që...