Google ADS

Kylie befasohet me një natë romantike me lule dhe qirinjë

09:10 | 7 Nëntor 2018
A. B.

Bukuroshja amerikane e cila është motër e Kim Kardashian, konsiderohet prej femrave më atraktive në botë.

Kylie Jenner, që nga kohë kur është bërë nënë i është përkushtuar më shumë vajzës dhe familjes së saj.

Ajo është një nga femrat më të ndjekura në rrjetet sociale ku edhe poston imazhe të shumta nga aktivitete e saj të përditshme, shkruan portali  arbresh.info.

Në një video të hedhur në Instagram, Kylie ka treguar se si përfundon një natë për të, shtëpia e 21 vjeçares shihet e mbuluar me trëndafila të kuq dhe qirinj të ndezur, ajo nuk ka treguar se nga kush është befasia, por ishte e lumtur për këtë befasi të këndshme, Në këtë rast u pa edhe shtëpia e saj luksoze e cila dukej edhe më e bukur e rrethuar me këta trëndafila të kuq.

https://www.instagram.com/p/Bp3WiIZnSOg/

“Një mënyrë perfekte për ta përfunduar natën” ka shkruar në foto.

Ajo ka linjën e saj personale të kozmetikës ‘KYLIE’ dhe është një prej femrave më të pasura në botë.

Ndryshe, Kylie është në lidhje me reperin Travis Scott, dhe në shkurt të vitit të kaluar u bë nënë e një vajze të cilën e quajti Stormi. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme